Politike

Batuta hidh e prit!Tabaku pyet:Njiheni me Mërtirin, Zoton e Gungalljan? Veliaj:Nga portalet

22 Shkurt 2022, 09:46 Nga DOSJA
Batuta hidh e prit!Tabaku pyet:Njiheni me Mërtirin, Zoton e Gungalljan?

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku kanë nisur debat të ashpër që në fillim të dëshmisë së tij në takimin e sotëm. Veliaj ka dëshmuar se nuk njeh asnjë nga emrat që i ka përmendur Tabaku, duke e kthyer situatën në favor të tij. Socialisti pretendon se nuk e njeh as Mirel Mërtirin, as Klodian Zoton dhe as Stela Gungalljan. 


PJESË NGA BISEDA:

Jorida Tabaku: Njiheni me Mirel Mërtirin, Klodian Zoto e Stela Gungalljan?

Erion Veliaj: I kam parë në fotot me Gerd Bogdanin.

Jorida Tabaku: Nuk keni bërë asnjë udhëtim?

Erion Veliaj:Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtime me zyrtarë të PD në Zimbabve. Më pyetët nga i njoh. I njoh nga portalet.

Jorida Tabaku: Ju kujtoj që dëshmia e rremë përmbën vepër penale.  Jeni shprehur pro kërkesës së Alqi Bllakos?

Erion Veliaj: Më autorizon pika 12, i qeverisë Berisha për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryetarët e Bashkive, thuhet se janë përgjegjës për mbetjet dhe kërkesat e këtij ligji. I kam qëndruar këtij ligji.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Sot sërish seancë maratonë, dëshmojnë Agaçi, Veliaj, Bllako dhe Gjiknuri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll