Politike

“Je aksidentuar me Mirel Mërtirin?” Ahmetaj: Mos hyni në vdekjet e mia klinike

21 Shkurt 2022, 23:04 Nga DOSJA
“Je aksidentuar me Mirel Mërtirin?” Ahmetaj: Mos hyni në

TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është pyetur sërish për njohjet që mund të ketë pasur me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Stela Gugallen që janë shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Ahmetaj u pyet nga Belind Këlliçi nëse ishte aksidentuar me Mirel Mërtiri jashtë Shqipërisë. Numri dy i qeverisë nuk dha përgjigje, por shtoi se askush nuk kishte pse të futej në vdekjet e tij klinike, duke nënkuptuar se mund të kishte rënë edhe në koma në ngjarjen në fjalë. 

Pjesë nga biseda; 

Belind Këlliçi: Keni pasur ju një aksident me personin Mërtiri jashtë vendit?

Arben Ahmetaj: Faleminderit për pyetjen, s’ke pse hyn në vdekjet e mia klinike apo komërat, unë ju kthej të njëjtën përgjigje, kaq kisha….

Belind Këlliçi: Ju e kuptoni që kjo nuk ka lidhje me një gjendje të keqe shëndetësore që ju keni pasur, 

Arben Ahmetaj: E morët përgjigje

Belind Këlliçi: Jo, jam akoma më i paqartë. Le të mbetemi tek ata njrëz që ju njihni, kam të drejtën të ngre një pikëpyetje që në momentin që ministri i financave shoqërohet me këtë person, ka marrëdhënie të veçantë. Ndaj ju pyes

Arben Ahmetaj: Jua kam kthyer përgjigjen, është jashtë objektit, nuk kam lidhje gjaku, biznesi, punë apo ortakë. 

Belind Këlliçi: Ju e keni pranuar publikisht relatën me z.Mërtiri, në emisionin ‘Opinion”. Ndoshta nuk e keni më. 

LAJM KRYESOR: Maratonë/ PS padi Tabakut, Sako ikën, dëshmon Cani, Balluku, Subashi e Ahmetaj (Zhvillimet)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni hetimor per inceneratoret arben ahmetaj komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll