Politike

Këlliçi i tregon statusin, Ahmetaj: S’është imi, më shkruan njëri, jam Arben Ahmetaj, thotë

21 Shkurt 2022, 22:56 Nga DOSJA
Këlliçi i tregon statusin, Ahmetaj: S’është imi,

TIRANË– Anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët Belind Këlliçi i ka treguar zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj një status që sipas ky i fundit ka bërë në vitin 2017, vetëm tre muaj pasi kishte nënshkruar kontratën për inceneratorin e Tiranës. Ahmetaj me humor tha se nuk e dinte nëse ishte profili i tij, pasi ka persona me emrin e tij që i shkruajnë në Facebook. 

Pjesë nga biseda; 

Belind Këlliçi: Keni bërë një status më 27 nëntor 2017, ndërkohë që tre muaj më parë kishit firmosur kontratën. Aty thonit që për hë s’do bëhej….

Arben Ahmetaj: Nuk besoj se jam kaq i rëndësishëm saqë të më ndjekësh në Facebook, në gusht nuk kam qenë ministër financash. Nuk e mbaj mend këtë status, por ma vër në dispozicion, unë s’e di nëse është Facebook-u im apo jo, sepse më shkruan ndonjëherë edhe një Arben Ahmetaj e më thotë ‘o Beni çkemi’. (qesh) Ndoshta jam zombie.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret arben ahmetaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll