Politike

VD-Inceneratorët/ Plasi! Tabaku pyet për landfillin e Sharrës, Veliaj: S’dalloni Bashkinë

22 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
VD-Inceneratorët/ Plasi! Tabaku pyet për landfillin e Sharrës,

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj në dëshminë në Komisionin Hetimor Parlamentar ka vijuar përplasjen e ashpër me kryetaren Jorida Tabaku. Në fjalën e tij, Veliaj tha se për inceneratorët është pyetur në statusin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, e jo atij të qarkut, duke përmendur edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.


PJESË NGA KOMISIONI:

Erion Veliaj: Po ju a jeni betuar?

Jorida Tabaku: Po s’mund të më merrni ju në pyetje mua?

Erion Veliaj: Bëtë pyetje do të dëgjoni përgjigjen, është minimumi i mirësjelljes.

Jorida Tabaku: Me qetësi të lutem. Mos ndërhy zonja Felaj. Zoti Veliaj, përgjigjuni pyetjeve që kam. Kur të përfundoj pyetjet mund të thoni çfarë të doni. E pandershme që të vini këtu dhe të bëni propagandë. E pandershme që të marrësh peng këtë komision hetimor.

Erion Veliaj: Ju nuk dini të ndani qarkun nga Bashkia. Keni gënjyer në mënyrë sistematike. është thellësisht e pandershme kjo që po bëni. Bëni pyetje dhe nuk e dëgjoni përgjigjen. Nëse ke bërë pyetje…

Jorida Tabaku: Zoti Veliaj pronën mbi të cilën shtrihet landfilli i Sharrës a është në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj: Ja ku është shkresa…

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Sot sërish seancë maratonë, dëshmojnë Agaçi, Veliaj, Bllako dhe Gjiknuri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret erion veliaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll