Politike

Deklarata e Yuri Kim! Berisha s’bën hapa pas: Do ngremë opozitën më të fuqishme në vend

22 Shkurt 2022, 11:26 Nga DOSJA
Deklarata e Yuri Kim! Berisha s’bën hapa pas: Do ngremë

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe një herë deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim pasi ajo u kujtoi dje kandidatëve shpalljen e tij non grata nga SHBA. Gjatë takimit me demokratët në Shkodër Berisha u shpreh se kjo deklaratë shkel rregulla dhe parime por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Mirëpo ai tha se deklarata e Kim nuk do të lëkundë besimin e demokratëve në vlerat e Amerikës, si dhe paralajmëroi se do të ngrejë opozitën më të fuqishme në vend.

“Në këtë betejë duhet të kemi besim te forca jonë. Nuk po ndalem në thirrjet e gurvenatores që flet dhe më kujton partinë e Friman. Vinte na thoshte në fjalim që demokracia juaj është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregulla por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Ne do dimë të dallojmë qëllimet absurd dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës. Fillimi me primaret është një model i tyre dhe ketë model ne do ta çojmë edhe më tutje. Ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit që jeni ADN e partisë demokratike. Çfarë është dhe pse u themelua kjo parti. Kjo parti u themelua për liritë dhe të drejtat njerëzore. Kjo parti u themelua për t’i dalë zot interesit kombëtar për të cilat ju dhe paraardhësit tuaj kanë sakrifikuar gjithçka. Ne kemi pasur fatin e madh që rilindasit tanë doktrinën e shqiptarësisë e hartuan si doktrinë perëndimore dhe lanë kështu orientimin dhe vokacionin tonë në drejtimin e duhur. Në këtë kontekst dhe të gjitha kohërat e vështirësive të PD ju u shndërruar në faktor. Ju ftoj që në këtë betejë që ka si qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj. Rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre ta vazhdojnë duke dhënë kontributin e tyre. Jam i bindur që do ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do të fitojmë”, tha Berisha. 

Ditën e kaluar, diplomatja amerikane iu drejtua kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” se çfarë u premtojnë qytetarëve të tyre kur sponsorizohen nga një person i shpallur “non grata” nga SHBA, duke nënkuptuar Sali Berishën. Në “Twitter” ajo shkroi se çfarë besojnë kandidatët e koalicionit në fjalë se presin shqiptarët prej tyre dhe se çfarë duhet të bëjë SHBA. Ish-kryeministri Sali Berisha iu kundërpërgjigj Kim duke thënë se po shkel Kushtetutën e Shqipërisë. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll