Politike

Ahmetaj hap dosjen me letra: Do rri me ju deri në 6 të mëngjesit, mezi prisja të vija

21 Shkurt 2022, 20:58 Nga DOSJA
Ahmetaj hap dosjen me letra: Do rri me ju deri në 6 të mëngjesit,

TIRANËKryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka replikuar me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit ishte i pranishëm në komision dhe tha se ishte i gatshëm që të qëndronte gjithë natën në komision. Ahmetaj shtoi se kishte gjithë ditën që priste të merrej në pyetje. 

Pjesë nga biseda;

Jorida Tabaku: Kam parë që ju i keni bërë mbrojtje publike dhe për këtë arsye ju pyes, kemi pasur dhe debate me Gjiknurin, e replikat në fakt i keni bërë ju

Arben Ahmetaj: Faleminderit, sqaruam një të pavërtetë, e para që ka dy vendime, ka një vendim në fakt.

Jorida Tabaku: Letrat i kam lexuar këtu e gjashtë vite, duhet të thosha projektvendime, thashë vendime

Arben Ahmetaj: Ministria e Financave dha dakordësi të plotë

Jorida Tabaku: Zoti Cani ishte këtu dhe tha që kam dhënë ok në parim

Arben Ahmetaj: Krijojmë një tension artificial kur ndërpresim njëri-tjetrit…janë 184 kontrata, kam një interesante këtu, hidrocentrali…

Jorida Tabaku: Një herë tjetër do e diskutojmë me shumë kënaqësi

Arben Ahmetaj: Nuk iki unë ç’ke, mezor prisja të vija. Ne do të bëjmë debat kur të doni ju për aq kohë sa ruajmë etikën

Jorida Tabaku: Kur ta drejtoni ju këtë komision, atëherë na thoni ç’të bëjmë. Ju lutem vazhdojmë me pyetjet.

Arben Ahmetaj: Do rri me ju deri në 6 të mëngjesit.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/Dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni hetimor per inceneratoret arben ahmetaj komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll