Politike

15 mln € impiant! Tabaku: Rezulton 7.6 në kontratë, u habit Pëllumbi. Ahmetaj: Hapni dosjen

21 Shkurt 2022, 22:14 Nga DOSJA
15 mln € impiant! Tabaku: Rezulton 7.6 në kontratë, u habit

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka lexuar kontratat e blerjes së impianteve. Konkretisht për Fierin, ajo tha se impianti është marrë nga Italia dhe është deklaruar se është blerë 15 milionë euro. Por, kontrata, sipas Tabakut tregon që në të vërtetë, ky impiant ka kushtuar 7.6 milionë euro.

Pjesë nga biseda;

Jorida Tabaku: Iniceratori i Fierit është paguar për tre vite me radhë, kur nuk ka dhënë asnjë lloj shërbimi, për mua kjo është kontrata më e papërgjegjshme, administratori i Fierit na e konfirmoi se impianti ka kushtuar 15 milionë euro me çelësa në dorë. Kjo është vlera, nga 15 milionë euro në 7.6. Çdoganimet tregojnë se ka bërë 7.6 milionë euro. Dhe ka vazhduar të marrë pagesa akoma më tej. Kompania ka një kontratë që thotë se bën 12 milionë euro. Edhe zoti Pëllumbi është i çuditur me kostot

(Qesh Pëllumbi)

Jorida Tabaku: Keni vazhduar keni paguar për punë të pakryera si ministër financash, a mban përgjegjësi për këto pagesa për punë të pakryera, për faktin që kanë gënjyer për impiantin e mbetjeve?

Arben Ahmetaj: Ishte një pyetje e përzier me konstatime, do t’ju bëj dhe një sugjerim sepse do dilni tek gënjështra e 14. Janë plot 14 të pavërteta sonte. Merrni të gjithë dosje dhe verifikoni shifrat.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj arben pëllumbi jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret arben ahmetaj arben pëllumbi jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll