Politike

Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore

21 Shkurt 2022, 21:23 Nga DOSJA
Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës nuk ka marrë asnjëherë

TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se inceneratori i Tiranës nuk ka marrë asnjë mbështetje buxhetore. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Ahmetaj tha se koncensionari nuk ka kërkuar kurrë mbështetje financiare dhe nuk e ka marrë atë. 

Pjesë nga biseda: 

Arben Ahmetaj: Ka qarkulluar një projekt vendim që ka qenë e Këshillit të Ministrave dhe që kërkohet më shumë se një mendim për një projekt vendim se e gjykon që ka nevojë të marrë nga Ministritë, ka ardhur një kërkesë mendimi për një projekt vendimi, jo procedurë. Ministria e Financave ka dhënë dakordësinë e plotë

Jorida Tabaku: Cani nuk tha ka dhënë dakordësi të plotë

Jorida Tabaku: Procedura e inceneratorit të Tiranës. Sipas kompetencave që ju jep ligji në rolin e ministrit të Financave, ishit ministër asokohe. Keni dhënë një mendim për këtë kontratë. Mendimi juaj kur ju dhatë miratimin?

Arben Ahmetaj: Ministria e Financave është autoritet fiskal, jo kontraktor. Arben Ahmetaj nuk ka qenë autoritet kontraktor. Sa i takon koncesionit të Tiranës, ka disa letër këmbime mes institucioneve që i referohen një nga një të gjitha kërkesave që kishin autoritetet kontraktore, në zbatimin formal në studimin e fizibilitetin. Ai është koncension. Nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore. MF shprehet kur autoriteti kontraktor shprehet kur kërkon mbështetje buxhetore. Impianti i Tiranes i ndërtuar nga privati. Ka filluar punë në janar 2021 sepse leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor. Ai koncension nuk është PPP sikurse është Elbasani dhe Fieri. Duhet ta kishte thënë autoriteti kontraktor, impianti është investim privat. Në fund te 30 viteve i dorëzohet Bashkisë së Tiranës. Nuk është koncension me mbështetje buxhetore. Shkresat tregojnë se këto institucione kanë vepruar me njëra tjetrën. Shteti ka funksionuar me letra normale.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret arben ahmetaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll