Politike

Rakip Suli me koncension? Ahmetaj korigjon Tabakun: E ka bërë Xhelal Mziu

21 Shkurt 2022, 22:35 Nga DOSJA
Rakip Suli me koncension? Ahmetaj korigjon Tabakun: E ka bërë Xhelal

TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka korigjuar kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. I pranishëm në seancë, Ahmetaj tha se koncensionin që sipas Tabakut ka bërë Kamza e ka firmosur ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu dhe jo Rakip Suli, siç tha kryetarja e komisionit.

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: A jeni në dijeni që Kamza kishte një konçension tjetër për të. Është totalisht jashtë fare, është bashki që presupozohet se do i sjellë këtu, por ka bërë më vete një koncension. Rakip Suli e ka firmosur. Na del Kamza bën koncension më vete. Të gjithë më vetë këta…

Ahmetaj:  Dua të lexoni datën dhe kush e ka iniciuar. A ka mbështetje buxhetore. Si e kishte kryetari përpara Rakipit? E ka nisur Xhelal Mziu. Xhelal Mziu që është deputet. Unë në cilësinë e Ministrit të Financave, nuk koordinoj asnjë koncension, përgjigjem për mbështetjet buxhetore ose jo. Nuk ngarkohet Ministria e Financave me këto. Pse thatë Rakip Suli siç e keni zakon. Unë prandaj mezi prisja që të flisja këtu. Tha dikush që nuk ka ende incenerator në Tiranë, nuk do të ketë deri në 2025. Siç thanë dhe për vjedhjen 430 mln euro.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni hetimor per inceneratoret arben ahmetaj komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll