Politike

Subashi ngre tonet: Tërhiqe se merrem me familjarët e tu! Dhima-Këlliçit: Vëllain e harrove

21 Shkurt 2022, 19:50 Nga DOSJA
Subashi ngre tonet: Tërhiqe se merrem me familjarët e tu!

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi është përplasur ashpër mr keytaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. I pranishëm në sallë, Subashi foli me tone kërcënuese dhe i kërkoi Tabakut që të të tërhiqte komentin që bëri në lidhje me familjen e tij, ndryshe do t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.

Pjesë nga biseda: 

Armando Subashi: Do e kishim shumë të thjeshtë të kishim gjëra zyrtare, ne kemi indicje…

Jorida Tabaku: Nuk ka asnjë lidhje me këtë Komision që është një këshilltar, e zëmë se është një familjar i zotit Bushati, nuk është asgjë zyrtare.

Armando Subashi: Zonja kryetare, nuk të kam ofenduar për asnjë çast deri më sot…nuk jam marrë me familjarët të tutë, por të doni mund të merrem

Jorida Tabaku: Thashë se

Armando Subashi: Jo, tërhiqe atë që sapo the, tërhiqe….

Jorida Tabaku: I juaji apo i imi ç’rëndësi ka tani

Armando Subashi: Tërhiqe atë që sapo the….

Belind Këlliçi: Zoti Subashi mos e kthejmë në debat se kemi qenë shumë të qetë, të mbetemi në thelb

Antoneta Dhima: Po për vëllanë tuaj

Belind Këlliçi: Ku është vëllai im?

Antoneta Dhima: Vëllai juaj, pse s’e pyete minisren, e harrove

Belind Këlliçi: Po pyete mo, pse s’e pyet, pyete.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS padi Tabakut, Sako ikën, Balluku: 430 mln € vjedhje? PD: 1 e futëm në burg

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret armando subashi jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll