Politike

Berisha: Skavica akti më i rëndë kundër Dibrës, asgjëson dhe zhduk tokat

21 Shkurt 2022, 22:22 Nga DOSJA
Berisha: Skavica akti më i rëndë kundër Dibrës,

TIRANË- Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, foli edhe për projektin e Skavicës. Berisha theksoi se Skavica është akti më i rëndë kundër Dibrës, duke shtuar se asgjëson e zhduk tokat e kësaj zone, si dhe denatyron Peshkopinë.

Sali Berisha: Skavica është akti më i rëndë që bëhet ndaj Dibrës. E zhduk Dibrën. Zhduk çfarë ka tokë Dibra. E asgjëson. Faktikisht e denatyron Peshkopinë.

Çim Peka: Edhe këtu është investuar fort ambasadorja Yuri Kim…

Sali Berisha: E kam denoncuar publikisht dhe e denoncoj sërish. Pse? Së pari, është prokurim direkt, për definicion është prokurim korruptiv. Kam respektin më të madh për Bechtel, por Rrugën e Kombit e ka marrë në një tender ku morën pjesë 7 kompani të mëdha botërore dhe grupi i vlerësimit kanë qenë tre personalitete të mëdha europiane dhe botërore.

Bechtel mori pjesë në rrugën Tiranë-Elbasan, doli i katërti, nuk u kualifikua. Prokurimet direkte janë korruptive. Skavicën, kur erdha në pushtet në 2005 gjeta një kontratë të firmosur nga Fatos Nano me dy kompani shumë serioze italiane. Kompania erdhi tek unë, ishte prokurim direkt si Bechtel.

Unë kompanisë i vura dy kushte, e para, nuk pranoj kurrë prokurim direkt. Me këtë bazë anulova ‘General Eletric’. Së dyti, unë nuk spostoj fshata, nuk mbys asnjë pëllëmbë të territoreve të banuara. Nëse ju plotësoni këto kushte, unë do të hap garën dhe jeni të mirëpritur. Kompanitë italiane pranuan të dy kushtet dhe erdhën me një projekt të shkëlqyer, nuk përmbyste, krijonte një tunel nga Skavica e deri në Bicaj. Në Bicaj vendoseshin turbinat, por nuk përmbyste asgjë. Projekti aktual përmbyt deri në kufi me Maqedoninë.

Është projekti i Enver Hoxhës. Të mbytësh Dibrën është jashtë çdo imagjinate, zhduk historinë e kombit. Dibra është një rreth, një trevë me një histori mjaft të ngjeshur. Po u dëmtua Dibra, nuk fiton Shqipëria. Mbytja e Kukësit ishte akti më i gabuar. Ato ishin gjigandomani skizoide.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll