Politike

Berisha fton në duel Ramën e Bashën: Që nesër, do të preferoja origjinalin e jo kopjen

21 Shkurt 2022, 22:19 Nga DOSJA
Berisha fton në duel Ramën e Bashën: Që nesër, do

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar në një përballje kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se është I gatshëm të përballet me ta kur të duan ata, madje edhe nesër. I pyetur se cilin do të preferonte mes Ramës e Bashës, Berisha tha se do të preferonte origjinalin, referuar kryeministrit.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: A do pranoni një përballje për këto zgjedhje me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës?

Sali Berisha: Që nesër. Që nesër. Nuk vijnë dot, unë mbetem i hapur. Sigurisht.

Çim Peka: Me të dy bashkë apo tek e tek?

Sali Berisha: Po si të duan. Sepse unë duhet të respektojë zgjedhësit, se për mua, unë nuk dua asnjërin as tjetrin.

Çim Peka: Po vetëm debat me Lulzim Bashën?

Sali Berisha: Që nesër. Po ku vjen ai. Le të vijë po të dojë. Nuk ka le të vijë.

Çim Peka: Në këto kushte do ishte një debat më me interes me Bashën se me Ramën.

Sali Berisha: Në fakt më mirë me origjinalin se sa me kopjen, por unë për hir të zgjedhësve pranoj debat me të dy, po nuk vjen Edi Rama. Pse nuk vjen, nuk vjen sepse nuk ka asgjë për të thënë për zgjedhësit, nuk ka e di që unë do ta zbërthejë atë qeverisjen e tij dhe qëndrimet e tij të mirëfillta çnjerëzore për shqiptarët.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll