Politike

Zëdhënësja e Bashës? Metaj i përgjigjet Berishës: Informacionet duhet t’i kishe të sakta

21 Shkurt 2022, 21:30 Nga DOSJA
Zëdhënësja e Bashës? Metaj i përgjigjet Berishës:

TIRANÇ- Gazetarja Desada Metaj dhe anëtarja e AMA-s i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se zgjedhja e saj në AMA ka ardhur pasi ishte zëdhënësja e Lulzim Bashës. Me anë të një postimi në Facebook, Metaj shkruan se Berisha informacionet duhet t’i kishte më të sakta për zëdhënëset, pasi ka dhe dobësi për to.

Postimi i Plotë:

Po ndiqja me shumë vëmendje zhvillimet në komisionin e inceneratorëve kur më thanë se Sali Berisha paska deklaruar se zgjedhja ime në bordin e AMA-s qënka tregues i bashkëqeverisjes meqë aty drejton ish zëdhënësja e Ramës dhe unë (sipas tij) zëdhënëse e Bashës. Pozicion të cilin se kam patur kurrë. Pas 22 vitesh në gazetarinë aktive kam drejtuar komunikimin e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Kur PD mori vendim për t’u larguar nga çdo institucion, përfshirë parlamentin dhe bashkitë, ajo kishte përfaqësuesit e saj në AMA të bekuar dhe nga Sali Berisha. Ata nuk e braktisën vendin në bord, duke qenë i vetmi institucion që kishte përfaqësues të PD. Tani që dhe vetë Berisha është rikthyer në parlament dhe opozita sërish ka përfaqësuesit e saj në AMA, unë përfaqësokam bashkëqeverisjen. Nuk kam patur kurrë dyshime për koherencën e munguar politike të Sali Berishës, por kam shpresuar gjithmonë se të paktën informacionet për zëdhënëset do t’i kishte të sakta. Duke u nisur dhe nga dobësia që ka për to!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ama desada metaj lulzim basha sali berisha ama desada metaj lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll