Aktualitet

‘Territorialja’, Rama ia beson drejtimin e Komisionit Benet Becit

21 Shkurt 2022, 10:35 Nga DOSJA
‘Territorialja’, Rama ia beson drejtimin e Komisionit Benet Becit

TIRANE- Partia Socialiste ka vendosur që në krye të Komisionit të Posaçëm për Hartimin e Reformës Terroriale, bashkëkryetar të jetë deputeti socialist Benet Beci. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Beci është caktuar në krye të Komisionit, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Komisionit nga ana e Partisë Demokratike. Socialistët e kanë përfunduar punën me caktimin e emrave dhe anëtarëve edhe për Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetar është caktuar ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Deputeti i qarkut Shkodër tashmë do të ketë në duar negociimin me Partinë Demokratike për Reformën Territoriale. Më 10 shkurt, maxhoranca i dha dritën jeshile me votat pro për ngritjen e dy komisioneve, atij për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore dhe tashmë pritet që palët të ulen për bisedime. Ngritja e komisionit i hap rrugën edhe ndryshimeve për Reformën Territoriale.

Teksa PD kërkon të imponohet në këtë proces, për kryeministrin Edi Rama zgjidhja në rast mosdakordësie është referendumi. PD kërkon rikthimin e komunave dhe më shumë njësi vendore se 61 bashki që është aktualisht duke e cilësuar si hartë elektorale ndarjen aktuale që është bërë nga PS. Në vitin 2014, PS miratoi bashkë me LSI dhe PDIU Reformën aktuale Territoriale, e cila reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki. Asokohe, Partia Demokratike e bojkotoi procesin dhe prej 8 vitesh kërkon një reformë të re.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike benet beci komisioni per reformen territoriale benet beci komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll