Sport

Interi në pritje të Liverpoolit, testi për të njohur vlerat e vërteta zikaltër…

16 Shkurt 2022, 09:47 Nga DOSJA

ITALI – Një pikë në dy ndeshje, gjithsesi kundër Milanit dhe Napolit në ‘Maradona’, mjaftuan për të zbehur tonin e atyre që e konsideronin Interin e Inzaghit një ekip thuajse të pamposhtur. E vërteta, siç ndodh shpesh, qëndron diku në mes.

Zikaltrit janë të organizuar, kanë cilësi teknike individuale të padiskutueshme, janë një skuadër me shumë fleksibilitet, që i lejon të përshtaten me rrethanat dhe kundërshtarët.

Prandaj, është krejt normale, që ata mund t’i lejojnë vetes mundësinë e ngadalësimit të një marshimi që ka qenë praktikisht pa të meta deri tani.

Megjithatë, testi i Champions League me Liverpoolin sonte në orën 21:00 në “San Siro” do të jetë një mundësi për të kuptuar nivelin e arritur nga skuadra e Inzaghit. “Reds” e Klopp janë një nga skuadrat më të forta në Europë, së bashku me Manchester City, Chelsea, Bayern Munich dhe PSG. Asgjë më e mirë, apo më e keqe, për të vlerësuar realisht ambiciet dhe cilësitë reale të Interit të ri.

Në përballjen e dyfishtë do të mungojë Barella. Mungesë e rëndë, po të mendosh se sa është në gjendje të japë mesfushori kampion me Italinë. Në vend të tij do të jetë Vidal. Megjithatë, Inzaghi nuk mund t’i bëjë mirë llogaritë, duke qenë se ndeshjen e parë e luan në shtëpi. Do të jetë thelbësore për të, gjetja e një rrugëdalje për të dalë dhe përballuar presionin e Liverpoolit.

Treshja e qendërmbrojtësve zikaltër, do të varet nga mënyra se si Klopp do ta vendosë skuadrën e tij në fushë. Në fazën mbrojtëse do të duhet treguar kujdes, mbi të gjitha që të mos lejohen hapësira pas mesfushës, sepse shpejtësia e rinisjeve të Liverpoolit është një nga cilësitë më shkatërruese të tyre.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme të mbrosh Salah dhe ta dublosh atë në zotërimin e topit. Plani i ndeshjeve të Inzaghit sigurisht që do të jetë i menduar mirë, por shpesh janë cilësitë individuale dhe përvoja në ndeshje të këtij niveli, që do të bëjnë diferencën edhe në këtë përballje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër liverpoolit interi i simone inzaghit interi për mua mbetet skuadra më e fortë kundër milanit dhe napolit champions league kundër liverpoolit interi i simone inzaghit interi për mua mbetet skuadra më e fortë kundër milanit dhe napolit

Sondazh

Poll