Sport

Të gjithë të çmendur pas Brojës. Chelsea, kujdes! Dortmund ose Bayern gati ta rrëmbejnë

15 Shkurt 2022, 19:58 Nga DOSJA
Të gjithë të çmendur pas Brojës. Chelsea, kujdes!

ANGLI– Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë dy klubet e fundit që i janë bashkuar garës për Armando Brojën. Sipas tabloidit “The Sun” sulmuesi  po i befason të gjithë me paraqitjet pozitive me Southampton, klub ku Chelsea e huazoi pasi firmosi një kontratë 5-vjeçare me të verën e kaluar.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl do të donte ta mbante Brojën edhe për një sezon si i huazuar, ose më mirë të blinte kartonin e tij.

Gjashtë gola ka shënuar sulmuesi 20-vjeçar në Premier League me Southamton dhe tetë në total duke përfshirë edhe Kupën e Ligës. Gjithsesi, Bayern dhe Dortmund po ndjekin me kujdes ecurinë e Brojës, dhe ofertat pritet të merren në konsideratë nga Chelsea.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armando broja bayern munich chelsea dortmund armando broja bayern munich chelsea dortmund

Sondazh

Poll