Sport

Donnarumma, tjetër “shigjetë” Milanit: Në Paris ndihem i rëndësishëm, klubi ka objektiva…

15 Shkurt 2022, 19:39 Nga DOSJA
Donnarumma, tjetër “shigjetë” Milanit: Në Paris

PARIS – Fillimi i vitit 2022 nuk solli lajme të mira për Gianluigi Donnarumman, i cili në sezonin e tij të parë me PSG po jeton alternimin me Keylor Navas. Të dy portierët po luajnë në ndeshjet e kampionatit dhe trajneri Pochetino ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se kush do të jetë titullari. I intervistuar nga ‘Telegraph’, italiani tregon pse pranoi ofertën e klubit francez.

“PSG më bëri të ndihesha i rëndësishëm, ndjeva menjëherë besimin që kishin tek unë. Jam më se i bindur për zgjedhjen që kam bërë: luaj me shokë të jashtëzakonshëm skuadra dhe klubi ka ambicie të mëdha. Ndarja e dhomës së zhveshjes me lojtarë si Messi, Mbappe dhe Neymar më shtyn të jap më të mirën edhe në stërvitje.

Sigurisht që ka edhe shumë presione, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë, ndaj mendojmë vetëm të punojmë për të bërë mirë në çdo kompeticion dhe të përpiqemi të fitojmë Champions League”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport donnarumma psg donnarumma psg

Sondazh

Poll