Sport

Strakosha “kyç” portën, Lazio bindet ti ofrojë rinovimin e kontratës!

15 Shkurt 2022, 19:21 Nga DOSJA
Strakosha “kyç” portën, Lazio bindet ti ofrojë

ROMË – Nuk është mbyllur ende çështja e rinovimit të Strakoshës, te Lazio. Portierit shqiptar i skadon kontrata aktuale me klubin bardhekaltër në qershor, por gjatë kohëve të fundit duket se situata ka ndryshuar.

Ai ka rifituar vendin e titullarit dhe mbi të gjitha nuk ka marrëveshje me asnjë ekip tjetër për t’u transferuar në verë si transferim i lirë. Lazio po përgatitet ta telefonojë për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Brenda dy javësh, drejtuesit do të telefonojnë portierin shqiptar për të dëgjuar synimet e tij dhe për t’i paraqitur atij një ofertë rinovimi. Shqiptari është i gatshëm që të rinovojë në se i ofrohen garanci teknike, sepse kërkon që të luajë dhe jo të qëndrojë në pankinë.Pak muaj më parë dukej e destinuar për lamtumirë, por situata vazhdon të qëndrojë në këmbë.

 E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll