Sport

Ekspertët e UEFA-s, sot përballë palëve pretenduese për shoqatat rajonale

16 Shkurt 2022, 08:14 Nga DOSJA
Ekspertët e UEFA-s, sot përballë palëve pretenduese për

TIRANE – Misioni i ekspertëve të UEFA-s vazhdon intensivisht punën për monitorimin e ndërhyrjeve nga palë të treta dhe verifikimin e pretendimeve të palëve për parregullsi në proceset zgjedhore të shoqatave rajonale të futbollit që u zhvilluan në 8 rajonet futbollistike të vendit.

Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve) do të zhvillojnë ditën e sotme, në orën 11:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, një takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale.

Misioni i ekspertëve të lartë të UEFA-s pasi të njihet me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor, do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Kryeministrit Rama e Presidentit Duka.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fshf uefa zgjedhjet fshf uefa zgjedhjet

Sondazh

Poll