Sport

Nasser al-Khelaïfi: “Kemi ende një pjesë të dytë, por ne duhet të vazhdojmë kështu “

16 Shkurt 2022, 08:56 Nga DOSJA

FRANCE – I pyetur nga “Canal +” përpara ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG dhe Real Madrid, presidenti i parizienëve Nasser al-Khelaïfi pranoi se marrëdhëniet mes dy klubeve ishin polare.

“Nuk do ta fsheh, nuk kemi pothuajse asnjë marrëdhënie me Realin, – shpjegoi presidenti parisien. – Nuk do të kthehem pas asaj që ndodhi. Unë besoj në futbollin e aksesueshëm edhe për klubet e vogla, ata nuk mendojnë njësoj si ne”.

Kështu Al-Khelaïfi i referohet projektit të Superligës të promovuar nga homologu i tij madrilen Florentino Pérez. Tensionet mes parizienëve dhe banorëve të Madridit u fokusuan edhe në transferimin e ndërprerë të Kylian Mbappe te Reali, verën e kaluar.

Pas fitores së parizienëve, presidenti i PSG-së e ka vlerësuar si “shumë të mirë” lojën e skuadrës së tij. “Është pjesa e parë, nuk kemi përfunduar ende,- vazhdoi ai. – Kemi ende një pjesë të dytë, por kam besim në grupin tim, trajnerin tim, ne duhet të vazhdojmë kështu. Duhet ta mbajmë kokën të ftohtë”.

“Ne duhet të jemi si sot (e martë), të gjithë së bashku: klubi, lojtarët, trajneri, është shumë e rëndësishme, – shtoi Al-Khelaïfi. – Jemi në të njëjtën barkë, fitojmë bashkë, humbim bashkë. Ne jemi shumë krenarë, jam shumë krenar për lojtarët e mi, për trajnerin tim, për drejtorin tim sportiv, për të gjithë tifozët tanë. Nga të gjithë. Ne nuk luajmë vetëm për Parisin, por për Francën”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale largohet nga reali drejtimin teknik të psg-së presidenti i parizienëve nasser al-khelaïfi presidenti i skuadrës pariziene nasser al-khelaifi psg dhe real madrid bale largohet nga reali drejtimin teknik të psg-së presidenti i parizienëve nasser al-khelaïfi presidenti i skuadrës pariziene nasser al-khelaifi psg dhe real madrid

Sondazh

Poll