Sport

Në minutën e 94’, Realin e ndëshkon lojtari i vet… KYLIAN MBAPPE. City, 5 gola Sporting

15 Shkurt 2022, 22:03 Nga DOSJA
Në minutën e 94’, Realin e ndëshkon lojtari i vet…

EUROPË- U luajtën mbrëmjen e sotme dy takimet e para të fazës së 1/8-ës së Champions League, PSG-Real Madrid dhe Sporting Lisbonë-Manchester City. Kryendeshja ishte ajo në Francë ku PSG dominoi në çdo aspekt dhe ia doli të fitojë vetëm në frymën e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa momenti emocionues është në minutën e 62-të. Carvajal shkakon ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Mbappe-s, Lionel Messi nga pika e bardhë gjuan, por pret Courtois, duke i mohuar golin argjentinasit.

 

Ziquei o Messi #PSGxReal pic.twitter.com/Y4nZX3Avkn

— Neosorer (@Giselled_) February 15, 2022

PSG vetëm sulmon dhe goli do të vinte në minutën e 94’, pikërisht me lojtarin që në qershor konsiderohet lojtar i Real Madrid. Kylian Mbappe bën çdo gjë vetë, sulmuesi francez depërtoi bukur në zonë dhe ia doli të shënojë golin e fitores. Interesant ishte fakti se PSG goditi 22 herë portën e Real Madrid.

Në takimin tjetër Manchester City ka hipotekuar kualifikimin pasi ka mundur në Portugali, Sporting Lisbon me shifrat 0-5. “Qytetarët” mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, teksa shënuan katër herë ku autorët e golave ishin, Mahrez (7’), Silva B. (17’), Foden P (32’) dhe Mahrez (44’). Në pjesën e dytë Manchester City u kursye, pasi goli i Sterling në minutën e (58’) mbylli këtë festival golash.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league mbappe psg champions league mbappe psg

Sondazh

Poll