Sport

Mbappe pas ndeshjes: “Unë jap gjithçka dhe këtë e kam treguar me veprimet e mia”…

16 Shkurt 2022, 06:07 Nga DOSJA

FRANCE Në mikrofonin e “Canal +”, sulmuesi Kylian Mbappé pas ndeshjes ishte pak më elokuent për kontekstin e këtij takimi, ku ai ishte personazh qëndror në këtë ndeshje të fazës së 1/16-ave kundër Real Madridit në Champions League.

“Unë jam lojtar i PSG-së dhe jam gjithmonë shumë i lumtur. Unë jap gjithçka dhe këtë e kam treguar me veprimet e mia”.

Do t’ju duhet ta bëni këtë përsëri në ndeshjen kthimit? “Ne do të shkojmë për të fituar. Të shkosh atje për të mbajtur një rezultat, nuk do të ishte e denjë për PSG-në”.

Në mikrofonin e “RMC Sport”, sulmuesi parizian iu përgjigj edhe pyetjeve për këtë përballje të veçantë për të. “Doja të fokusohesha fillimisht te futbolli. Thuhen shumë gjëra, por e vërteta është se unë jam i fokusuar te futbolli.

Këtë e tregova sonte dhe do të duhet ta tregojmë sërish më 9 mars. Ne nuk e bazojmë një synimin tone vetëm në një ndeshje. Nuk prisja të luaja kundër Realit për të ditur se po luaja kundër një prej skuadrave më të mira në botë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe dhe neymar kylian mbappe si lojtar i real madridit unë jam lojtar i psg-së e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe dhe neymar kylian mbappe si lojtar i real madridit unë jam lojtar i psg-së

Sondazh

Poll