Sport

Veliaj e paralajmëroi: Ja si po përdoret prokuroria, për “t’ia nxirë jetën” FSHF-së

16 Shkurt 2022, 09:10 Nga DOSJA

TIIRANE – “Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rast se duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot, sepse nuk tërhiqen agjensitë që janë vënë në lëvizje, prokuroria është vënë në lëvizje”, – thoshte mes të tjerash kryebashkiaku i Tiranës.

Deklarata u interpretua si konfirmim i radhës, se SPAK dhe prokuroria janë thjesht dy vegla që mazhoranca i përdor sipas rrethanave. Pas deklaratëve të Veliajt se do t’ia nxinte jetën zyrtarëve të FSHF-së me prokurorinë, drejtuesja e organit të akuzës për Tiranën tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër”- u shpreh ajo.

Ndonëse u distancua nga përfshirja, nuk kaloi as një ditë dhe prokuroria e Tiranës ndërmorri aktin e sekuestrimit të materialeve të zgjedhjeve të FSHF-së të zhvilluara për kryeqytetin. Në faksimilen poshtë duket dokumenti, ashtu sikurse pati paralajmëruar kryebashkiaku.

Për paralajmërimin e Veliajt u pyet edhe Rama, i cili para gazetarëve bëri rolin e të paditurit për kërcënimet e Veliajt në prokurori.

“Mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo dhe më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë “po SPAK për çfarë e përmend?” se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transformohen se e kam provuar në kurrizin tim. Çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione,” – tha Rama.

Por kërcënimet e Veliajt, janë moto e punës së prokurorëve që hetojnë Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas padisë për shpërdorim detyre dhe falsifikim nga dy drejtuesit më të lartë të FSHF-së, prokurorët nuk i janë ndarë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një burim nga FSHF tha për Lapsi.al se oficerët e Policisë Gjyqësore prej dy javësh tashmë paraqiten rregullisht në zyrat e FSHF dhe kërkojnë shkresa të ndryshme. Edhe sot, ashtu si në ditët e tjera, oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar fashikuj me dokumentacionin përkatës për hetimet që po kryhen.

Veç prokurorisë, Veliajt i është bindur me të njëjtën përulësi edhe gjykata. Pak ditë më parë, një vendim i Gjykatës së Tiranës i dha të drejtë kandidatit që mbështet Veliaj për krijimin e një shoqate tjetër të futbollit.

Vendimi erdhi, pasi Veliaj bëri një mbledhje paralele të shoqatës rajonale të futbollit, duke zgjedhur kryetar të besuarin e tij, Eduard Prodani. Veliaj pretendon se gjykata nuk e njeh Krenar Alimehmetin, i cili u zgjodh kryetar në një mbledhje tjetër të shoqatës, të mbledhur nën monitorimin e Armand Dukës. Pas kësaj, kemi dy shoqata, një të Dukës që njihet nga UEFA dhe një të Veliajt, të cilin e njeh gjykata e Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që “drejtësia e re” i shërben Veliajt kundër palëve të tjera në konflikt. Pas sherrit që ai pati me pronarin e “Ora news”, Ylli Ndroqin, menjëherë SPAK u vu në lëvizje duke rinisur hetimet për trafik droge dhe duke sekuestruar televizionet në pronësi të Ndroqit.

Marrë nga Lapsi.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf konflikti i veliajt me fshf pas deklaratëve të veliajt për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e spak zyrtarëve të fshf-së asambleja e jashtezakonshme e fshf konflikti i veliajt me fshf pas deklaratëve të veliajt për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e spak zyrtarëve të fshf-së

Sondazh

Poll