Sport

VIDEO/ Rangnick elozhe për CR7: “Një nga ndeshjet e tij më të mira, që kur kam unë këtu”

16 Shkurt 2022, 05:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Rangnick elozhe për CR7: “Një nga ndeshjet e tij më

ANGLI – Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka komentuar fitoren 2-0 të së martës në mbrëmje në “Old Trafford” kundër Brighton.

“Në fund ajo që kishte rëndësi ishte të merrnim tre pikët kundër një skuadre në formë. Brighton është një formacion i orientuar drejt posedimit të topit dhe plot besim, ndaj duhej të rrezikonim më shumë në pjesën e dytë dhe kjo u shpërblye. Mund të kishim bërë golin e tretë dhe të katërt pas minutes së 75-të, por na mungoi pak siguria para portës,”- tha për “BBS Sport”.

“Cristiano Ronaldo? Ishte shumë e rëndësishme jo vetëm që ai shënoi, por që realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Ishte i rëndësishëm për të gjithë ne. Thënë kjo, performanca e tij e përgjithshme ka qenë një nga më të mirat që kur erdha këtu,”- ka deklaruar Rangnick pas ndeshjes.

Cristiano Ronaldo (51’) hapi rezultatin në këtë ndeshje në fillim të pjesës së dytë, pas një loje të shkëlqyer të portugezit. Në fund, në minutën e shtatë të shtesës, vjen goli i dytë i firmosur nga Bruno Fernandes (90’+7), i cili fiksoi rezultatin 2-0 për “Djajtë e Kuq”. Me këtë fitore, Manchester United ngrihet në vendin e katërt me 43 pikë. Diferenca nga City është e tmerrshme: skuadra e Guardiolës kryeson me 20 pikë më tepër.

Cristiano Ronaldo goal vs brighton | Manchester United Vs Brighton 1-0 pic.twitter.com/TMUnEDvF9f

— ???????????????? (@jorgenegretemo) February 15, 2022

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë gjermani ralf rangnick kapiteni i manchester united cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë gjermani ralf rangnick kapiteni i manchester united

Sondazh

Poll