Sport

Senegal/ Mane po kthehet në hero, stadiumi i vendlindjes do të marrë emrin e tij

11 Shkurt 2022, 19:41 Nga DOSJA
Senegal/ Mane po kthehet në hero, stadiumi i vendlindjes do të

SENEGAL-Sadio Mane nuk është vetëm një simbol për Senegalin. Fitorja në Kupën e Afrikës, duke u konsideruar si futbollisti kyç i përfaqësueses ka bërë që i gjithë populli senegalez ta shohë si një hero. Megjithatë, pas trofeut, në Senegal po mendojnë si të nderojnë sulmuesin e Liverpool.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Sedhiou, vendi ku ka lindur Mane ka një ide të qartë. Ai dëshiron t’i vendosë emrin e stadiumit të qytetit “Sadio Mane”. Kryetari Abdoulaye Diop foli për mediat lokale duke propozuar idenë e tij.

“Ne do t’i japim emrin e Sadio Mané stadiumit tonë, për ta bërë të kuptojë mirënjohjen e të gjithë fëmijëve të rajonit. Ai nderoi Senegalin, qytetin e Sedhiou dhe gjithë Kazamansën. Mane e meriton shumë këtë dhuratë”, përfundoi Diop.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mane senegal mane senegal

Sondazh

Poll