Sport

Zyrtare: Theo Hernandez vazhdon jetën si milanist, rinovon deri në vitin 2026!

11 Shkurt 2022, 17:26 Nga DOSJA

ITALI – Theo Hernandez do të jetë milanez deri në qershor të vitit 2026. Mbrojtësi i majtë francez (24 vjeç, 4 ndeshje, 1 gol) zgjati kontratën e tij edhe për dy vite këtë të premte në selinë e Milanit, siç është zyrtarizuar nga klubi italian.

Mbërritur te kuqezinjtë në verën e vitit 2019, ai më pas nënshkroi një kontratë të parë deri në qershor 2024. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo kontratë e re do t’i lejonte francezit të Marsejës të trefishonte pagën e tij, duke shkuar nga 1.5 milion € neto në sezon në 4.5 milionë €, plus bonus i përfshirë.

Theo Hernandez është një nga lojtarët kyç të skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli, në garën për të dy titullin kampion italian (pas 24 javësh, Milan është i treti në renditje të Seria A, një pikë prapa Interit), teksa për Kupën e Italisë, kuqezinjtë do të përballen me zikaltrit në gjysmëfinale).

Francezi ka 108 ndeshje, ku ka shënuar 19 gola dhe 21 asistime me kuqezinjtë që nga ardhja e tij prej Real Madrid për një shumë prej 21.5 milionë euro.

Mbrojtësi francez do të vazhdojë me kuqezinjtë, ku gjithmonë ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë: “Nëse është e mundur. Do të qëndroja këtu për gjithë jetën”, janë fjalët e tij. Maldini e bindi Hernandez që të zgjidhte Milanin falë një blitz në Ibiza. Ky është rinovimi i gjashtë i kuqezinjve pas atyre të Kalabrisë, Saelemaekers, Kjaer, Pioli dhe Gabbia.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsyet e lamtumirës së tij nga milani francezit të marsejës kuqezinjte e milanit mbrojtësi i majtë francez për të kuptuar humorin e tifozëve të milanit theo hernandez do të jetë milanez arsyet e lamtumirës së tij nga milani francezit të marsejës kuqezinjte e milanit mbrojtësi i majtë francez për të kuptuar humorin e tifozëve të milanit theo hernandez do të jetë milanez

Sondazh

Poll