Sport

Zidane pritet si hero në Marsejë, projekt për të luftuar pabarazinë mjekësore në qytete…

11 Shkurt 2022, 16:09 Nga DOSJA
Zidane pritet si hero në Marsejë, projekt për të luftuar

FRANCE “Nuk duhet të lejosh, që pabarazitë në aksesin e kujdesit mjekësor të zgjerohen!” Ishin këto fjalët e para të Zinédine Zidane që ishte për të mbështetur hapjen e një zyre telekonsultimi mjekësor, të premten në qytetin e paprivilegjuar të Marsejës, ku ai u rrit.

“E dini, unë jam nga La Castellane, jam rritur këtu me prindërit e mi. Ne e kemi gjithmonë zemrën tone këtu edhe kur largohemi”,- u tha “Zizou” dhjetëra njerëzve nga ky qytet në veri të Marsejës, të grumbulluar për ta pritur atë.

Të rinjtë u ngjitën nëpër pemë për të parë yllin e futbollit, kampion bote në vitin 1998. Nënat bënin foto me celularët e tyre, emocioni është i dukshëm.

Rrethi në të cilin ndodhet La Castellane, si tre të tjerët në veriun e varfër të Marsejës, janë shumë “më pak më të pajisur se pjesa tjetër e qytetit me mjekë të përgjithshëm dhe specialistë”, sipas Agjencisë Rajonale të Shëndetit. Në La Castellane, ku jetojnë rreth 7.000 njerëz, mjeku i fundit u largua dy vjet më parë.

Projekti i shtëpisë së kujdesit dixhital, i udhëhequr nga profesori i neurokirurgjisë, Philippe Metellus, do t’i lejojë banorët të përfitojnë nga terminalet e telekonsultimit, ku mund të konsultohen me mjekët nga distanca, të ndihmuar nga një infermiere, ose një ndërmjetës.

“Ky projekt fantastik do të përmirësojë jetën e njerëzve dhe jetën e kësaj lagjeje dhe kjo është më e rëndësishmja, – u shpreh Zinedine Zidane. – Faleminderit për këtë projekt, i cili do të ofrojë zgjidhje efektive në jetën e përditshme të njerëzve. Shpresoj që ky projekt të mund të përhapet në të gjitha lagjet që kanë nevojë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport emrat e antonio conte dhe zinedine zidane ku ai u rrit takim me zinedine zidane të premten në qytetin e paprivilegjuar të marsejës unë jam nga la castellane zinedine zidane zinedine zidane te real madrid emrat e antonio conte dhe zinedine zidane ku ai u rrit takim me zinedine zidane të premten në qytetin e paprivilegjuar të marsejës unë jam nga la castellane zinedine zidane zinedine zidane te real madrid

Sondazh

Poll