Sport

Dortmundi ende i privuar nga shërbimet e Haaland kundër Berlinit. E shtata në këtë sezon…

11 Shkurt 2022, 16:32 Nga DOSJA
Dortmundi ende i privuar nga shërbimet e Haaland kundër Berlinit. E

GJERMANI – Borusia Dortmund, që po lufton për të mbajtur ritmin me Bayern Munich në Bundesligë, do të privohet sërish nga shërbimet e sulmuesi i tyre Erling Haaland, të dielën në Berlin (15:30) kundër Unionit, për herë të shtatë këtë sezon dhe të dytin radhazi.

“Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë, – tha trajneri Marco Rose në një konferencë për shtyp para ndeshjes. – Ai nuk ka rifilluar stërvitjen kolektive. Gjithashtu edhe Marius Wolf dhe Thomas Meunier nuk janë të disponueshëm”.

Viktimë e një problemi muskulor, sulmuesi 21-vjeçar norvegjez, mungoi javën e kaluar kur Borussia u poshtërua në shtëpi nga Leverkusen (2-5). Borussia mbetet e dyta pas 21 javësh, por tashmë është 9 pikë pas Mynihut.

Udhëtimi i së dielës në fushën e Unionit, i cili po mbron vendin e katërt kualifikues për në Champions League, është një rrezik i lartë për një ekip, që alternon këtë sezon shkëlqime dhe humbje katastrofike.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich për champions league borusia dortmund champions league eliminatore të champions league erling haaland kundër unionit ritmin me bayern munich në bundesligë sulmuesi 21-vjeçar norvegjez trajneri marco rose bayern munich për champions league borusia dortmund champions league eliminatore të champions league erling haaland kundër unionit ritmin me bayern munich në bundesligë sulmuesi 21-vjeçar norvegjez trajneri marco rose

Sondazh

Poll