Sport

Mbyllet afati i dorëzimit të propozimeve, ja kandidaturat e mundshme për president të FSHF

11 Shkurt 2022, 14:28 Nga DOSJA
Mbyllet afati i dorëzimit të propozimeve, ja kandidaturat e mundshme

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu bëjë me dije, se ditën e sotme, e premte, 11 shkurt 2022, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.

Kjo mbledhje vjen, një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Siç është i parashikuar në statutin e FSHF-së, Komisioni i Verifikimit do të kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve, si dhe integritetit të kandidatëve.

Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do t’ju bëj me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Deri në këto momente, dëshirën dhe përpjekjet për kandidatë për president të FSHF-së, përveç Armand Dukës, presidentit aktual, e kanë bërë edhe gazetari Dirtan Shakohoxha dhe ish-trajneri Sulejman Starova. Në bazë të kërkesave të këtij viti për legjitimitetin e kandidimit, ka patur si kriter propozimin nga të paktën 5 anëtarë të asamblesë së përgjithshme zgjedhore.

Gjithsesi pas verifikimit të dokumentacioneve të paraqitura në FSHF-së do të mësohet edhe cilët do të jenë kandidatët zyrtarë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fshf presidenti zgjedhjet fshf presidenti zgjedhjet

Sondazh

Poll