Sport

Ronaldo e ka ndarë mendjen për në verë: Ose ai, ose ky njeri te Man. United!

11 Shkurt 2022, 18:14 Nga DOSJA
Ronaldo e ka ndarë mendjen për në verë: Ose ai, ose ky njeri

ANGLI-Cristiano Ronaldo po planifikon një takim me agjentin e tij Jorge Mendes për të përcaktuar nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United . “Daily Star” shkruan se portugezi është ndjerë I zhgënjyer nga rikthimi i tij në Angli dhe për këtë arsye është i vendosur të vlerësojë të gjitha opsionet e mundshme në fund të sezonit, duke përfshirë edhe largimin.

Ronaldo pritet të takohet me Mendes në mars, kur ai të kthehet në Portugali për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Katar 2022 kundër Turqisë. Sipas gazetës angleze sulmuesi është në pritje  për të zbuluar se kush do të jetë trajneri i United sezonin e ardhshëm, pasi duhet thënë se mardhënia e tij me Ralf Rangnick nuk është e përkryer. Një qëndrim i gjermanit mund të bëjë që Cr7 t’i thotë lamtumirë “Djajve të Kuq” në verë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll