Sport

Konfirmon praninë e Benzemas ndaj PSG, Ancelotti: “Por ne nuk do të rrezikojmë”…

11 Shkurt 2022, 15:47 Nga DOSJA

SPANJE – Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Karim Benzema do të jetë në Paris të martën e ardhshme për ndeshjen e fazës eliminatore të Champions League mes PSG-së dhe Real Madridit (20:45).

Ai sapo mbërriti në qendrën stërvitore të ‘merengues’ në fillim të pasdites së kësaj të premteje, bëri me dije se sulmuesi francez i Realit do të bënte udhëtimin në Paris me skuadrën.

Gjithsesi, trajneri Ancelotti sqaroi se do të merrte një vendim për aktivizimin e Benzemas kundër PSG-së vetëm pas stërvitjes të së dielës dhe të hënës.

“Kam ndjenja të mira, – nënvizoi trajneri italian i Realit. – Por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarit. Ne nuk do të rrezikojmë”. I munguar që nga dëmtimi i tij kundër Elche, më 27 janar në La Liga, sulmuesi Karim Benzema është ende i pasigurt për përplasjen kundër PSG.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlo ancelottin dhe thibaut courtois do të jetë në paris të martën e ardhshme karim benzema ishte fantastik mes psg-së dhe real madridit (20:45) trajneri i tij carlo ancelotti carlo ancelottin dhe thibaut courtois do të jetë në paris të martën e ardhshme karim benzema ishte fantastik mes psg-së dhe real madridit (20:45) trajneri i tij carlo ancelotti

Sondazh

Poll