Sport

Real Madrid di të luajë edhe në merkato, pakt i fshehtë me Haaland, ja kërkesa e klubit

11 Shkurt 2022, 18:39 Nga DOSJA
Real Madrid di të luajë edhe në merkato, pakt i fshehtë me

GJERMANI– Real Madrid i ka kërkuar Erling Haaland që të qëndronte edhe një vit te Borussia Dortmund, përpara se të kalonte te klubi madrilen në verën e vitit 2023. Kjo u raportua në Gjermani nga gazeta “Ruhr Nachrichten”, e marrë në Spanjë nga “Sport”.

Sulmuesi norvegjez, duhet të vendosë për fatin e tij ditët në vijim. Sipas mediave iberike, interesimi i Realit për Haaland ishte ftohur në periudhën e fundit, ndërsa tashmë kjo hipotezë ka marrë formë. Klubi madrilen po studion planin për ta blerë norvegjezin në vitin 2023, vit i cili përkon me skadimin e kontratës së Karim Benzemas.

Pavarësisht kësaj, Haaland, i cili duket se i ka dhënë Realit një lloj përparësie, sërish do të preferonte të lëvizte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport haaland real madrid haaland real madrid

Sondazh

Poll