Sport

VD/ Trajneri Unai Emery bën të lumtur një tifoz: i dhuron kravatën e tij për martesë…

11 Shkurt 2022, 15:22 Nga DOSJA
VD/ Trajneri Unai Emery bën të lumtur një tifoz: i dhuron

SPANJE – Villarreal po kalon një moment shumë pozitiv, me vendin e gjashtë në renditje të La Liga dhe jo shumë larg Champions League. Por që gjërat po shkojnë shumë mirë, tregon edhe ajo që ndodhi së fundmi jashtë fushës.

Në fakt, klubi bask ndihmoi që dasma e një prej fansave të tij të ishte e veçantë. Si? Me një dhuratë nga trajneri i Unai Emery i Villarealit. Trajneri spanjoll ka vendosur të shpërblejë një tifoz që së shpejti do të martohet.

Carles kishte një dobësi të veçantë për kravatën që mban vazhdimisht trajneri i skuadrës së tij të preferuar dhe kështu u përpoq ta kërkonte atë me një mesazh social si dhuratë për dasmën.

Një kërkesë që Unai Emery ka vendosur ta pranojë. Nëpërmjet kanalit social të Villarreal, trajneri u shfaq në një video, në të cilën vendos t’i japë kravatën me një autograf. Një dhuratë vërtet e rëndësishme për fansin, që tani ka gjithçka për t’u martuar…

Hola, Carles. Tenemos una sorpresa para ti ?.

¡Vivan los novios ?!

? @UnaiEmery_ ? https://t.co/mH34r7GktD pic.twitter.com/QRco7e9pQj

— Villarreal CF (@VillarrealCF) February 11, 2022

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carles kishte një dobësi të veçantë për kravatën që mban vazhdimisht trajneri i skuadrës së tij la liga spanjolle trajneri i unai emery i villarealit trajneri i villarealit villarreal po kalon një moment shumë pozitiv carles kishte një dobësi të veçantë për kravatën që mban vazhdimisht trajneri i skuadrës së tij la liga spanjolle trajneri i unai emery i villarealit trajneri i villarealit villarreal po kalon një moment shumë pozitiv

Sondazh

Poll