Fishekzjarri i dëmtoi sytë, një vit më vonë ai rikthehet të luajë: historia e futbollistit
11 Shkurt 2022, 18:57Nga DOSJA
TURQI-Një shaka që përfundoi keq, vërtet shumë keq. Ishte nata e Vitit të Ri 2021 kur një fishekzjarrë shpërtheu pranë fytyrës së Omar Elabdellaoui, mbrojtësit 30-vjeçar të Galatasaray-t dhe kombëtares norvegjeze.
Një aksident që i shkaktoi edhe humbjen e të dy syve. “Kur fishekzjarret shpërthyen para meje, nuk pashë më asgjë, thjesht mendova se kishte diçka në sytë e mi që mund të hiqej duke i pastruar normalisht. Por menjëherë pas kësaj ndjeva se fytyra më digjej dhe u nxi plotësisht. Të jetosh ditët e para në ato kushte ishte vërtet e tmerrshme, nuk e dija nëse ishte natë apo ditë”, tha mbrojtësi i krahut për The Guardian.
Pas aksidentit, gjendja e lojtarit u shfaq shumë e rëndë, dhe shanset për të rifituar shikimin ishin shumë të dobëta. Midis 5 dhe 10% sipas mjekëve. Megjithatë, në Institutin e Syve të Cincinnati, ata ia dolën për të rikthyer dritën në jetën e norvegjezit. Terapi riparuese inovative, sy të rindërtuar me një membranë amniotike të placentës së njeriut.
“Fillimi për të parë përsëri ishte një emocion i pashpjegueshëm, i paimagjinueshëm,” shpjegoi Elabdellaoui. “Ishte një mrekulli, një ëndërr. Dikush e merr shikimin si të mirëqenë, por megjithatë është një dhuratë e pamasë.”
Galatasaray ka qenë gjithmonë pranë lojtarit, deri në rikthimin e tij në skuadër janarin e kaluar. Mes syzeve speciale dhe lenteve, mbrojtësi ka marrë ok nga mjekët dhe më në fund do të mund të rikthehet në fushë.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI- Mason Greenwood vazhdon të marrë pagën e tij pavarësisht se nuk është më pjesë e Manchester United. Lojtari tani është liruar me kusht, pas dhunimit që i...
GJERMANI– Real Madrid i ka kërkuar Erling Haaland që të qëndronte edhe një vit te Borussia Dortmund, përpara se të kalonte te klubi madrilen në verën e vi...
ANGLI-Cristiano Ronaldo po planifikon një takim me agjentin e tij Jorge Mendes për të përcaktuar nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United . R...
GJERMANI – Borusia Dortmund, që po lufton për të mbajtur ritmin me Bayern Munich në Bundesligë, do të privohet sërish nga shërbimet e sulmuesi i tyre Erli...
SPANJE – Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Karim Benzema do të jetë në Paris të martën e ardhshme për ndeshjen e fazës eliminatore të Champions League mes ...
SPANJE – Villarreal po kalon një moment shumë pozitiv, me vendin e gjashtë në renditje të La Liga dhe jo shumë larg Champions League. Por që gjërat po shk...
TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu bëjë me dije, se ditën e sotme, e premte, 11 shkurt 2022, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Kom...
PEKIN- Lara Gut-Behrami, bashkëshorjta e futbollistit me origjinë shqiptare Valon Behrami ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Peki...