Sport

Kriza e Dinamos, lajmet vijnë përtej Adriatikut! Pontrelli reagon ashpër: Turp, puna ime…

11 Shkurt 2022, 12:25 Nga DOSJA

TIRANË– Një humbje për Dinamon nuk bën më çudi dhe kjo është e para nga transformimi që ka pësuar skuadra më e titulluar në Shqipëri. Skuadra u eleminua nga Kupa e Shqipërisë dhe tani po lufton fort për të mbijetuar, objektivi i vetëm i bluve.

Lajmet për gjendjen e Dinamos kanë mbërritur nga përtej Adriatikut. Ish-presidenti i klubit blu, Marco Pontrelli në një postim në rrjetin e tij social Facebook, do të tregonte gjithë mllefin e tij.

“Duhet kompetencë në këtë kategori dhe Dinamo nuk ka shpirt, ka vetëm djaj. Dy vite kam qenë pranë Skukës… Zoti e shpërbleu për të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky klub abuziv.Tifozëve u them se nuk mund të merrni pjesë në këtë masakër. T’u vijë turp të gjithëve. Puna ime me gjak e djersë nuk shërbeu për asgjë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo pontrelli dinamo pontrelli

Sondazh

Poll