Sport

Merkato e mbyllur? Jo për Skënderbeun, një grek për të shpëtuar klubin korçar

11 Shkurt 2022, 12:34 Nga DOSJA
Merkato e mbyllur? Jo për Skënderbeun, një grek për të

KORÇË-Merkato e transferimeve është mbyllur, por jo për Skënderbeun. Skuadra korcare ka mundur të bëjë edhe lëvizjen e fundit duke transferuar Jorgos Antoniadhis nga kampionati grek.

22-vjeçari aktivizohej me skuadrën e Kozanit, pjesë e kategorisë së tretë të futbollit helen dhe roli i tij në fushë është mesfushor me tipare difensive, por që trajneri Migen Memelli mund ta përdorë edhe në qendrën e mbrojtjes.

Nuk dihet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për takimin e ditës së hënë ndaj Partizanit, ndërsa sa i përket detajave të kontratës, lojtari ka firmosur për një sezon, por me opsion rinovimi

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport jorgos antoniadhis skenderbeu jorgos antoniadhis skenderbeu

Sondazh

Poll