Aktualitet

Shuhet motra e Ismail Kadaresë, një muaj më parë shkrimtari humbi edhe vëllain

10 Shkurt 2022, 20:13 Nga DOSJA

TIRANË- Motra e shkrimtarit Ismail Kadare, Kadrije Kadare është ndarë nga jeta. Kadrija është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmi është dhënë nga poeti Sadik Bejko përmes një postimi në rrjetet sociale. Një detaj i trishtë që zbulohet nga poeti është se disa javë më parë, shkrimtari humbi edhe të vëllain, Shahinin, i cili gjithashtu u nda nga jeta.

“Sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare. Ajo ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet.  Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë. Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Etj. Sot, Ismail Kadare në intimite, në heshtje solemne sot përcillë në varrezat Sharrës motrën e tij të vetme. Para një muaji u nda nga jeta vëllai i tij, dr Shahin Kadare. Të qoftë dheu i lehtë, Kadrie Kadare. Paqe, prehje e përjetshme për ty”, shkruan Bejko.

Kadare është përcjell sot për në banesën e fundit në Tiranë. Ajo ka qenë redaktore letrare në disa media. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm vetë shkrimtari si edhe miq e të afërm të shumtë të familjes. Kadrije Kadare është e njohur në qarqet letrare si “Kakuja”. Gjithashtu në vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.

(I.A;F.G/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kulture ismail kadare kadrije kadare ismail kadare kadrije kadare

Sondazh

Poll