Aktualitet

REAGIMET/ Ndërkombëtarët përshëndesin zgjatjen e Vettingut: Moment historik!

10 Shkurt 2022, 19:23 Nga DOSJA
REAGIMET/ Ndërkombëtarët përshëndesin zgjatjen e

TIRANË – Faktori ndërkombëtar e ka pritur me nota pozitive miratimin e zgjatjes së afatit të vettingut në sistemin e drejtësisë. Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë ishte i pari që reagoi për zgjatjen e procesit të vettingut në drejtësinë shqiptare deri në vitin 2024. Në një mesazh të publikuar, Soreca thotë se vettingu është një proces historik dhe i rëndësishëm për përfundimin e reformës në drejtësi. Ai i bëri thirrje Kuvendit dhe partive politike që të vazhdojnë me realizimin e Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore, për të cilat u vendos sot ngritje e dy komisioneve.

Më pas, zyra e OSBE-së në vendin tonë vlerësoi vendimin e partive politike në parlament për të miratuar me 118 vota zgjatjen për dy vjet të procesit të vettingut në Shqipëri. OSBE premtoi se ofron mbështetjen e saj për realizimin sa më të plotë të reformës në drejtësi.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf e konsideroi rezultatin e sotëm të votimit për vettingun si shprehje të qartë të vullnetit të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ai vlerësoi dhe kontributin e opozitës.

Në fund, komentoi dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, shteti që përfaqëson ka qenë promotori dhe sponsorizuesi kryesor i reformës së famshme të drejtësisë në Shqipëri. Ajo tha se vendimi i sotëm i parlamentit është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt integrimit europian. Kim garantoi mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA në rrugën e integrimit në BE.

Votimi i zgjatjes së afatit të vettingut deri në 2024
Pas gati 8 orësh seancë të jashtëzakonshme plenare, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 118 vota pro dhe 4 abstenim zgjatjen e procesit të vettingut në drejtësi deri në 2024. Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe 20 deputetë nuk votuan. Deputetët që abstenuan ishin Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho të LSI dhe Emilia Koliqi nga Partia Demokratike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjaten mandatet e Vettingut, SHBA: Është hap i rëndësishëm për të gjithë

Zgjaten mandatet e Vettingut, Zingraf: Kjo është një votë për të ardhmen në BE

Zgjaten mandatet e Vettingut, OSBE: Mirëpresim vendimin ndërpartiak

Zgjaten mandatet e Vettingut, Soreca: Vijoni me Reformën Zgjedhore e Territoriale

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasadorja yuri kim luigi soreca osbe ne tirane peter zingraf zgjatja e afatit per vettingun ambasadorja yuri kim luigi soreca osbe ne tirane peter zingraf zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll