Aktualitet

‘Plumb pas koke’/ I riu nga Lezha vdes në spital, Policia: Dyshohet vetëvrasje

10 Shkurt 2022, 14:31 Nga DOSJA
‘Plumb pas koke’/ I riu nga Lezha vdes në spital, Policia:

LEZHË– Amaros Deda, 33 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Lezhës pasi shkoi në gjendje kritike për jetën me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Por ende nuk dihet nëse është vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në rrethana ende të paqarta, megjithatë Policia e Lezhës ka nxituar që të dalë në një përfundim duke bërë me dije se dyshohet për vetëplagosje pas debateve që 33-vjeçari kishte pasur debate me familjarët. Ndërsa burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu ka shkuar në spital me një plumb pas koke, plagë që e bën të dyshimtë versionin që i riu mund të ketë qëlluar mbi vetën.

Për të zbardhur të gjithë rrethanat e vdekjes së dyshimtë, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë nga punë duke sekuestruar armën me të cilën dyshohet se është vetëplagosur. E po ashtu pritet të analizohen kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij për të zbardhur dinamikën e ngjarjes për të zbardhur ndonjë detaj në lidhje me vrasjen.

33-vjeçari Deda, babai i dy fëmijëve, është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll në bashkëpunim me Fatmir Likën ka lidhur e ka keqtrajtuar një të moshuar, 70 vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë. Por të dy u arrestuan vetëm pak orë pas grabitjes së kryer, ngjarje për të cilën ka kryer vetëm 4 vite burg. Të dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin e lidhën të moshuarën dhe më pas e keqtrajtuan në mënyrë që t’u tregonte ku kishte fshehur paratë, por gjithashtu ishin përfshirë edhe një grabitje argjendarie në Durrës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vdiq në spitalin e Lezhës, familja e Amaros Dedës e tronditur

U raportua se vrau veten në Lezhë, del fotoja e Amaros Dedës

Ndryshon DINAMIKA?Amaros Deda u qëllua me plumb në kokë, Policia raportoi vetëvrasje

E vranë apo u vetëvra? Dyshimet e Policisë për vdekjen e të riut në Lezhë

LEZHË/ Shkoi i plagosur me armë zjarri në spital, por vdiq! Ja EMRI i 30-vjeçarit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet amaros deda vritet amaros deda amaros deda vritet amaros deda

Sondazh

Poll