Aktualitet

2 orë e 20′ me prokurorët belgë, Basha: U pyeta si person në dijeni

10 Shkurt 2022, 18:01 Nga DOSJA
2 orë e 20′ me prokurorët belgë, Basha: U pyeta si person

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është marrë në pyetje si person në dijeni nga prokurorët belgë për ngjarjen në fjalë. Para mediave pasi dol inga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Basha tha se është i disponueshëm që të merret në pyetje, sa herë që të jetë e nevojshme.

“Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge që kanë konfirmuar edhe një herë të vërtetën e kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja është siç unë u kam thënë shqiptarëve, nuk është mbyllur, paratë nuk janë kthyer dhe hetimi vijon. Në këtë kuadër, për herë të dytë kam dhënë dëshminë time dhe do ta bëj sa herë të jetë e nevojshme. Do të bashkëpunoj me çdo aleat kundër luftës së krimit të organizuar. E bëj këtë në radhë të parë me vetëdijen se është një proces që bëhet për të luftuar krimin e organizuar. Çështje të tilla ka shumë, e për këtë arsye shqiptarët janë populli më i varfër, krahasuar me Evropën. Unë dhe Partia Demokratike jemi në dispozicion të drejtësisë belge e tonës për të vijuar të luftojmë lidhjet e politikës së krimit të organizuar. U pyeta si person në dijeni,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Toyota Yaris/ Belgët në Tiranë, pyetet Basha, zyrtarë, pjesë e një grupi kriminal

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha prokuroret belge ne tirane lulzim basha prokuroret belge ne tirane

Sondazh

Poll