Aktualitet

Toyota Yaris/ Belgët në Tiranë, hetohen zyrtarë, pyetet Basha: Nuk dekonspiroj

10 Shkurt 2022, 10:46 Nga DOSJA
Toyota Yaris/ Belgët në Tiranë, hetohen zyrtarë, pyetet

TIRANË– Një grup prokurorësh kanë udhëtuar nga Belgjika drejt Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, thuajse katër vite pasi u sekuestruan 3 milionë e 470 mijë euro në Portin e Durrësit. Pas takimeve të zhvilluara në prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, belgët pritën për dy orë e 20 minuta kryedemokratin Lulzim Basha. Vetë kreu i Partisë Demokratike tha se ishte pyetur si person në dijeni e se ishte në dispozicion të drejtësisë sa herë që të jetë e nevojshme. Basha ishte personi që denoncoi në mes të sallës së Kuvendit se 5 milionë euro ishin nisur nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë. Aktualisht prokurorët dhe oficerët belgë ndodhen në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa dje kanë qenë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

I vetmi person që u dënua për dosjen ‘Toyota Yaris’ ishte Elvis Vladi. Por edhe këtij të fundit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Vladi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë vetëm 1 muaj në qeli, duke nisur nga data 19 tetor e vitit të kaluar, ditë kur iu dha dënimi. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

Zhvillimet orë pas ore:

VD/ 2 orë e 20 minuta në SPAK për “Toyota Yaris”, Basha futet nga pas godinës

Basha qesh: Shqiptarëve u është thënë se paratë ndanë me Partinë Demokratike….

“Toyota Yaris”/ Basha: S’ndjekim dot çdo çështje, SPAK-u ka vetëm një “boss”

Basha-gazetares: Nëse s’të pëlqen merr kamerën dhe largohu!

2 orë e 20′ me prokurorët belgë, Basha: U pyeta si person në dijeni

DETAJET E REJA/ Basha në një dhomë me belgët, ndërmjetësimi bëhet nga një francez

Basha në SPAK,Berisha: Votoi para se të shkonte për të dëshmuar, kjo është skllavëri

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro toyota yaris elvis vladi prokuroret belge ne tirane prokuroria e tiranes 3.4 mln euro toyota yaris elvis vladi prokuroret belge ne tirane prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll