Aktualitet

Vdiq në spitalin e Lezhës, familja e Amaros Dedës e tronditur

10 Shkurt 2022, 17:49 Nga DOSJA
Vdiq në spitalin e Lezhës, familja e Amaros Dedës e tronditur

LEZHË – Vdekja e Amaros Dedës ka tronditur pa masë familjarët e tij në Shënkoll të Lezhës. Në banesën e 33-vjeçarit kanë mbërritur disa makina të policisë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen të gjitha inspektimet.

Deda vdiq në spitalin e Lezhës pasi ka marrë një plumb pas koke. Fillimisht u raportua se ai vrau veten pas debateve që pati me familjarët e tij, por po konsiderohet dhe mundësia që ai të jetë vrarë.

33-vjeçari Deda, babai i dy fëmijëve, është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll në bashkëpunim me Fatmir Likën ka lidhur e ka keqtrajtuar një të moshuar, 70 vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë. Por të dy u arrestuan vetëm pak orë pas grabitjes së kryer, ngjarje për të cilën ka kryer vetëm 4 vite burg. Të dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin e lidhën të moshuarën dhe më pas e keqtrajtuan në mënyrë që t’u tregonte ku kishte fshehur paratë, por gjithashtu ishin përfshirë edhe një grabitje argjendarie në Durrës.

LAJMI KRYESOR: Plumb pas koke’/ I riu nga Lezha vdes në spital, Policia: Dyshohet vetëvrasje

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vritet amaros deda vritet amaros deda

Sondazh

Poll