Aktualitet

Banorët protestë para Kuvendit, takojnë Ramën: Kriminel, jep sqarime! (Padia)

10 Shkurt 2022, 08:49 Nga DOSJA
Banorët protestë para Kuvendit, takojnë Ramën: Kriminel, jep

TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës kanë vendosur që betejën me Bashkinë Tiranë ta zhvendosin përpara organeve të drejtësisë. Ditën e sotme ata janë drejtuar në dyert e Prokurorisë së Tiranës dhe kanë kallëzuar penalisht Bashkinë Tiranë për prishjen e banesave të tyre. gjithashtu ata kërkojnë drejtësi dhe për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga efektivët e Policisë së Shtetit. Te gjithë bashkë u mblodhën sot për të disatën herë para Kuvendit të Shqipërisë dhe protestuan duke bllokuar hyrjen e Kuvendit të Shqipërisë duke mos lejuar asnjë prej deputetëve që të futen brenda në sallë, pa u dhënë sqarime për shtëpitë që po u shemben e për faktin që shteti po i lë në mes të rrugës.

Duke i quajtur ‘hajna’ e me lot në sy, qytetarët janë shprehur se ligjvënësit mund të futen brenda vetëm nëse kalojnë mbi trupat e tyre. Debate pati edhe me efektivët e policisë që kishin krijuar një kordon sigurie për të mos i lënë të deprtonin në sallë. Në mes të grumbullit të protestuesve u fut edhe kryeministri Edi Rama, të cilin e quajtën kriminel. “Kriminel, o kriminel na jep shpjegime”, brohorisnin qytetarët para kreut të Qeverisë, i cili me qetësi kërkoi që të merrte me vete vetëm tre nga qytetarët si përfaqësues të “5 Majit”. Gazetarin Bledar Marku që proteston për shtëpinë e tij, Kreu i Qeverisë e injoroi duke thënë se ai bënte propagandë e se nuk mund të futej me të në Kuvend. Nënë Liza Marku e dy gra të tjera u nisën me kreun e qeverisë dhe u futen brenda Parlamentit, por bisedat nuk përfunduan mirë. Dosja.al publikoi dhe pamjet nga debati mes nënë Lizës e kryeministrit Rama që ishte zhvilluar mes tone kërcënuese. “Me mua nuk flet dot kështu,”– thotë Rama dhe del nga salla. Pamjet u filmuan nga banorja tjetër që ishte gjithashtu prezente në takim, Lorena Nikolla. Kjo e fundit deklaroi për mediat se nënkryetari i Bashkisë Tiranë i kishte ofenduar gjatë takimit me Ramën dhe i kishte quajtur ‘mashtruese’.

Dje u shembën banesat e radhës tek “5 maji”. Një ditë më parë ata zhvilluan edhe një takim me Presidentin Ilir Meta, i cili u premtoi se do të studiojë çështjen e tyre e do të mbajë një qëndrim publik. Për të gjithë këta banorë, Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë vendosur që të trajtohen me bonus qiraje dhe më pas do të strehohen në një bllok pallatesh që ndërtohet për ata që u prekën nga tërmeti i 2019. Banorët kërkojnë që të përfitojnë numrin e plotë të pronës që kanë të regjistruar në emrin e tyre, gjë që Bashkia pretendon se e ka zgjidhur e se të gjithë do të dëmshpërmblehen sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021. Sipas tyre, të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen. Por nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në kontratë, që është regjistruar si “dhurim me detyrim”, klauzolë që nuk ekziston në Kodin Civil e në asnjë ligj tjetër të vendit.

Pronarët e banesave në proces legalizimi gjithashtu pretendohet se do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por këta të fundit thonë se nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me Bashkinë. Në kundërshtim me shembjen e banesave të tyre, banorët e kësaj zone, Kombinatit, Paskuqanit, dhe Laprakës kanë paralajmëruar grevë urie poshtë zyrës së kreut të qeverisë, Edi Rama. Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit, 60 prej të cilave tashmë janë hedhur në tokë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protestuesja: Fjala e lirë nuk mbyllet me zinxhir si dyert

Nënë Lizën e thërrasin në Bashki, del pa firmosur: Jam plakë, po s’gënjehem

Dhuna barbare dhe prishja e banesave, banorët dorëzojnë padi në Prokurori

VIDEO/ Elson Marku-Veliajt: Po, unë lëviz me Porsche, do blej Bentley e helikopter!

VD-Brenda takimit të Ramës me banorët, kryeministri ‘kërcënon’: Me mua s’flet kështu

“E kam me video” Rama replika me banoret e 5 Majit: Erdhe për shtëpinë apo babin

VD-PRAPASKENAT/ “Mashtruese je ti dhe babai yt”, banorja: Mazniku më ofendoi

VD-Nënë Liza: Nuk i besoj gjallë Ramës, fjalët i merr era

VD-Rama humb qetësinë me nënë Lizën: Shtëpinë s’ta sjell dot! U sqaruam më duket

VD-“Bën propagandë”,Rama injoron gazetarin, Marku:Pyetjeve të mia s’u përgjigjet dot

Protestuesi s’përmbahet: Kush është ai bir …. që më prek fëmijën

VD-Banorët e 5 Majit i presin rrugën Ramës, kryeministri: Veç 3 veta vijnë me mua

Po i shembin shtëpinë, gruaja qan para Kuvendit: Djersa e 30 viteve, kam la pjata

Banorët s’lejojnë deputetët të futen në Kuvend: O hajna, kaloni mbi trupat tanë

Banorët para parlamentit: Kërkoni 5 ose 10 mijë euro për legalizime

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta 10 shkurt 2022 edi rama protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll