Aktualitet

DETAJET/ Basha në një zyrë në SPAK me belgët, ndërmjetësimi bëhet nga një francez

10 Shkurt 2022, 17:48 Nga DOSJA
DETAJET/ Basha në një zyrë në SPAK me belgët,

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet prej disa orësh në godinën e SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me 3.4 milionë eurot që u gjetën në makinën tip Toyota Yaris. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bashkë me Bashën janë 22 persona të tjerë që do të merren në pyetje si persona në dijeni për këtë ccështje. Vetëm ditën e sotme, në pyetje janë marrë në pyetje plot 12 persona. Në dhomën ku po merret në pyetje kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet edhe një përkthyes francez i cili ndihmon në bisedë të dyja palët.

Sot Lulzim Basha shkoi për të dëshmuar në SPAK. Një skuadër hetimi ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri e përbërë nga 3 prokurorë, 1 shef policie dhe disa hetues. Ata kanë marrë në dorë hetimin e sasisë prej 3.4 milionë euro në makinën Toyota Yaris që u kap në Shqipëri në vitin 2018. Para se ngarkesa të kapej, Lulzim Basha e denoncoi në foltoren e Kuvendit duke akuzuar për lidhje me deputetin socialist Taulant Balla. Por sot, ai dëshmon për dijeninë e tij në këtë çështje.

Lajmi kryesor: Toyota Yaris/ Belgët në Tiranë, pyetet Basha, zyrtarë, pjesë e një grupi kriminal

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha prokuroret belge ne tirane lulzim basha prokuroret belge ne tirane

Sondazh

Poll