Politike

‘Me përkushtim’/ Marku për Bashkinë e Vorës, PD: Në shërbim të halleve të banorëve

7 Shkurt 2022, 09:57 Nga DOSJA
‘Me përkushtim’/ Marku për Bashkinë e Vorës, PD:

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar sloganin dhe posterin e fushatës së kandidatit për Bashkinë e Vorës, Ymer Markun. Në postimin e bërë në faqen e Partisë Demokratike në Facebook, shkruhet CV e Markut si dhe slogani që ai do të mbajë në fushatën e pjesshme zgjedhore të 6 Marsit. ‘Në shërbim të Vorës, me përkushtim për ju‘ është slogani që ka zgjedhur Marku për këtë zgjedhje.

POSTIMI:

Votoni Partinë Demokratike. Votoni YMER MARKU për Kryetar të bashkisë së Vorës Ymeri është diplomuar tek Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Lidhjen e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit e Vorës i ka filluar në vitin 2003 si kryetar i Komunës Bërxullë, ku nën drejtimin e tij u ndërtua Ujësjellësi dhe Kanalizimet për të gjithë zonën dhe u shtruan 95% e rrugëve. Ymeri ka shërbyer edhe 4 vjet si NënKryetar i Bashkisë. Ymeri do jetë gjithmonë në shërbimin të banorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë dhe vetëm në shërbim të halleve dhe problemeve të tyre.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/PD nis fushatën me sloganet e kandidatëve, ‘start’ me Lushnjen e Rrogozhinën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll