Politike

PD nis promovimin e kandidatëve: Njihuni me Ferdinand Saraçin, në krah të njerëzve

7 Shkurt 2022, 09:02 Nga DOSJA
PD nis promovimin e kandidatëve: Njihuni me Ferdinand Saraçin,

TIRANE- Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën dhe promovimin e kandidatëve që garojnë për 6 bashki në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sot, pas Indrit Sefës në Lushnje, radhën e kishte Ferdinand Saraçi në Rrogozhinë. Në një profil të shkurtër publikuar nga PD, ku shfaqet edhe posteri i Saraçit dhe slogani i fushatës, kandidati i PD paraqitet si një biznesmen i lidhur ngushtësisht me zonën dhe me fermerët e Gosës.

NJOFTIMI I PLOTE I PD: 

Kandidati i PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës

Votoni Partinë Demokratike
Votoni Ferdinand Saraçi për Kryetar bashkie në Rrogozhinë

Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës.  Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.
Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës mnga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/PD nis fushatën me sloganet e kandidatëve, ‘start’ me Lushnjen e Rrogozhinën

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand saraçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ferdinand saraçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll