Politike

Meta: Problemi në PD do kapërcehet, opozita do ridimensionohet

6 Shkurt 2022, 19:15 Nga DOSJA
Meta: Problemi në PD do kapërcehet, opozita do ridimensionohet

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta beson se opozita shqiptare do të dalë nga kriza e saj për të qenë më e fortë. Në intervistën e dhënë për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, kreu i shtetit fajësoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili sipas tij duhej të ishte larguar pas dështimeve të njëpasnjëshme politike. Me vendimet e fundit, sipas Metës, Basha po qëndron me kokëfortësi në krye të partisë më të madhe opozitare, pavarësisht vendimeve që ka marrë.

Presidenti  u shpreh optimist për opozitën që do vijë në të ardhmen.

“Ky problem do të kapërcehet me kohën. Ai kryetar, ai lider që ka marrë këto vendime, ka 6-7 vjet që rri. Ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi për t’iu shmangur rregullave të Partisë. Opozita është në procesin e ridemensionimit. Do ta ketë këtë opozitë të re gjithmonë dhe më shumë”, bëri me dije Meta për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha partia demokratike ilir meta lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll