Politike

Meta: ‘Open Balkan’, protagonizëm i 3 individëve, asnjë iniciativë pa Kosovën

6 Shkurt 2022, 19:59 Nga DOSJA
Meta: ‘Open Balkan’, protagonizëm i 3 individëve,

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehu sërish qëndrimin e tij kundër procesit të “Ballkanit të Hapur”. Në intervistën e dhënë së fundmi për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, nr.1 i shtetit tha se “Ballkani i Hapur” është protagonizëm i 3 individëve (presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev). Ai theksoi se ka procese më të rëndësishme për rajonin si Procesi i Berlinit, iniciativa e Gjermanisë për të integruar Ballkanin Perëndimor në BE.

Pa harruar Kosovën, Meta kërkoi që të mos kryhet asnjë nismë e përbashkët rajonale pa përfshirë Prishtinën, përndryshe ajo do të vendosej në pozitë të vështirë diplomatike.

“Këto procese si ‘Open Balkani’ nuk janë të dakordërsuara nga unë. Ishte protagonizëm i 2-3 individëve. Ka ndryshuar disa herë dhe emrat. Ka prodhuar brenda vendeve të ndryshme. Kemi iniciativa të tjera që përmbushin më së miri si Proçesi i Berlinit, kut të gjitha vendet janë të barabarta dhe të përfshira. Edhe Kosova, është në interesin e rajonit. Asnjë iniciativë të mos ndërmerret pa një konsultim të përpegjshëm të mos bëhet pa Kosovën në mënyrë që të mos vendoset në pozitë të vështirë”, u shpreh presidenti i Republikës Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ballkani i hapur ilir meta procesi i berlinit ballkani i hapur ilir meta procesi i berlinit

Sondazh

Poll