Politike

“Një patriot për Lushnjen”/ Kandidati i PD zbulon sloganin: Në shërbimin tuaj

7 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
“Një patriot për Lushnjen”/ Kandidati i PD zbulon

LUSHNJE– Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka zbuluar sloganin dhe posterin e fushatës. Në postimin e tij, Sefa shkruan se është patriot i qytetit dhe vjen nga një familje që ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontributin e saj në Kongresin e Lushnjes. Duke përmendur kështu dhe një prej nënshkruesëve të deklaratës së Pavarësisë më 1912, Nebi Sefën. Ai shkruan se me ardhjen në krye të Bashkisë Lushnje, Sefa zotohet se do të punojë për qytetin e do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Votoni Partinë Demokratike. Votoni INDRIT SEFA për Kryetar bashkie të Lushnjes. Lindur dhe rritur në Lushnje, Endriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa,”-shkruan Sefa në postimin e tij. 

Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës mnga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/PD nis fushatën me sloganet e kandidatëve, ‘start’ me Lushnjen e Rrogozhinën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll