Politike

‘Ka punuar fort për qytetin’/ Luan Hoti garon për Durrësin, PD: Në shërbimin tuaj

7 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
‘Ka punuar fort për qytetin’/ Luan Hoti garon për

DURRËS– Partia Demokratike ka publikuar posterin dhe sloganin e fushatës për kandidatin e Bashkisë Durrës, Luan Hotin. Në postimin e bërë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike shkruhet pak për jetën e kandidatit demokrat, duke renditur edhe arritjet e kontributet e tij në qytet. Po ashtu, mësohet se Hoti do të kërkojë votën me sloganin: Në shërbim të qytetarëve. 

POSTIMI I PLOTË: 

Votoni Partinë Demokratike! Votoni LUAN HOTI për Kryetar të bashkisë Durrës! Luani ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy femijëve, një vajze dhe nje djali. I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, Luani ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”. Luani ka punuar fort për Durrësin duke ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit dhe demokratëve durrsakë. Ai është një shembull konkret i ngjitjes së një demokrati në krye të përfaqësimit të demokratëve të Durrësit duke qenë se ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/PD nis fushatën me sloganet e kandidatëve, ‘start’ me Lushnjen e Rrogozhinën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll